No Image Available

Sudani njeh zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur

Kosova ka marrë një tjetër njohje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Sudani është shteti më i ri që ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.“Sudani njeh Republikën e Kosovës! Urime të gjithë qytetarëve të shtetit tonë!”, shkruan Osmani, krahas një videoje ku tregon emocionet e këtij zhvillimi.Presidentja kosovare u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalja, ku mori konfirmimin zyrtar se presidenti i Sudanit ka vendosur të njohë Kosovën si një...
Burimi: Diasporashqiptare.al