Subvencione për të rritur lindshmërinë

Subvencione për të rritur lindshmërinë

Kina ka paraqitur një program kombëtar subvencionesh për kujdesin ndaj fëmijëve që nga viti 2025, si pjesë e përpjekjeve më të gjera për të përkrahur familjet dhe për të inkurajuar rritjen e lindshmërisë. Programi do t’i ofrojë çdo familjeje 3 600 juanë (rreth 503 dollarë amerikanë) në vit për çdo fëmijë nën moshën tre vjeç. Subvencionet do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat individuale dhe nuk do të llogariten si të ardhura familjare ose individuale kur identifikohen përfituesit e ndihmës sociale, siç janë ata që marrin asistencë për jetesën ose që klasifikohen si njerëz që jetojnë në vështirësi ekstreme.