Stuhia përmbyt dy muzetë e famshëm të Firences, uji prek pikturën e Caravaggio-s
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në dy prej institucioneve më të rëndësishme të artit në Firence të Italisë, Galerinë Uffizi dhe Palazzo Pitti. Gjatë një stuhie të fuqishme të enjten, në Firence ranë rreth pesë centimetra shi brenda vetëm një ore, duke shkaktuar depërtimin e ujit në disa hapësira të dy godinave historike. Në Galerinë Uffizi, një rrjedhje uji u shfaq poshtë një çatie prej xhami në një sallë ku ekspozohen shtatë piktura të shekullit XVII, mes tyre edhe “Bacchus” e Caravaggio-s. Sipas një deklarate të muzeut, uji spërkati pjesën e jashtme të xhamit mbrojtës të kutisë ku ndodhet vepra e Caravaggio-s. Muzeu bëri të ditur se pas inspektimit nuk është konstatuar asnjë dëmtim i veprave të artit dhe se salla do...
Burimi:
kultplus.com