Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Stuhia godet Bosnje Hercegovinën, dëme të mëdha materiale dhe panik mes banorëve
Një stuhi e fuqishme ka goditur dje pasdite zonën e Maoçit, në Bosnje-Hercegovinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe panik mes banorëve. Sipas raportimeve nga terreni, era e fortë dhe reshjet intensive zgjatën vetëm disa minuta, por mjaftuan për të rrëzuar pemë, dëmtuar çati dhe copëtuar pjesë të infrastrukturës lokale. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë dëmet nëpër rrugë dhe oborre, ku mobilie, llamarina dhe copa çatie janë shpërndarë në mënyrë kaotike. Stuhia nuk kurseu as qytetin e Bihaçit, ku reshje të dendura shiu dhe erëra të fuqishme kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe bllokim të përkohshëm të...