Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Stuhia e shiut bënë namin në këtë qytet, pjesa tjetër e Shqipërisë nën temperatura ‘përveluese’
Reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër dhe stuhi ere kanë përfshirë pasditen e sotme zonën e Dardhasit dhe të gjitha fshatrat e njësisë administrative të Pogradecit, duke krijuar situata problematike në disa akse rurale. Për shkak të motit të keq është shkëputur përkohësisht furnizimi me energji elektrike në Dardhas, ndërsa rrugët janë përmbytur nga vërshimi i ujërave. Sasia e madhe e reshjeve për një kohë të shkurtër ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve, ndërkohë që lëkundjet e erës kanë dëmtuar zona te ndryshme. Sipas informacioneve paraprake, grupet e emergjencës civile janë në gadishmëri, të vendosura...