Burimi:
Top-Channel.tv

Stuhia e rërës “pushton” Irakun! Mbi 1,000 njerëz me probleme në frymëmarrje
👁5812
Më shumë se 1,000 qytetarë irakianë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të problemeve me frymëmarrjen, pasi një stuhi masive rëre goditi pjesët qendrore dhe jugore të Irakut, duke ulur ndjeshëm dukshmërinë dhe paralizuar jetën publike në disa provinca. Zyrtarët shëndetësorë në provincën Muthanna raportuan të paktën 700 raste mbytjeje, ndërsa 250 raste të tjera u shënuan në Najaf dhe 322 pacientë, përfshirë fëmijë, u trajtuan në provincën Diwaniyah. Ndërkohë, 530 persona të tjerë raportuan simptoma të ngjashme në provincat Dhi Qar dhe Basra. Pamjet që qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë qytete të tëra të mbuluara nga një mjegull e...