Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Stuhia e breshërit përfshin Elbasanin/ Fermerët: Humbëm çdo gjë në 30 minuta
👁2853
Stuhia e breshërit ka përfshirë zonën fushore të Elbasanit duke shkaktuar dëme të mëdha tek fermerët në të mbjella dhe pemëtari. Zonat më të prekura janë fshatrat Bathës dhe Llixhë. Stuhia e breshërit ka zgjatur më shumë se gjysmë ore ndërsa të moshuarit thonë se nuk e mbajmë mend një stuhi të tillë më parë. Edhe pse dëmi është shkaktuar nga fenomen natyror, fermerët kërkojnë mbështetje nga shteti pasi nuk kanë të ardhura të tjera.