Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Studiues nga tre vende trajtojnë rolin e diasporës për çështjen e Kosovës
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me dy institute nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, organizoi më 3 dhe 4 qershor në Prishtinë konferencën shkencore me temë “Diaspora shqiptare dhe çështja e Kosovës 1912–2008”.Veprimtaria u zhvillua nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë, Tiranë – pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë – dhe Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Shkup.Konferenca u hap nga drejtoresha e Institutit “Ali Hadri”, znj. Teuta Shala-Peli, e cila theksoi rolin jetik të diasporës shqiptare në mbështetjen dhe ndërkombëtarizimin e çështjes kombëtare ndër vite.Në fjalën përshëndetëse,...