Studimi zbulon moshën kur plakja përshpejtohet, ndryshimet më të mëdha ndodhin rreth kësaj moshe

Studimi zbulon moshën kur plakja përshpejtohet, ndryshimet më të mëdha ndodhin rreth kësaj moshe

Plakja e trupit nuk ndodh në mënyrë të njëtrajtshme gjatë gjithë jetës. Një studim i ri i referuar nga ScienceAlert sugjeron se organizmi kalon nëpër faza të ndryshme dhe se një përshpejtim i rëndësishëm i plakjes biologjike mund të ndodhë rreth moshës 50-vjeçare. Studiuesit kanë vërejtur ndryshime të dukshme në qeliza, inde dhe organe, me enët e gjakut që rezultojnë ndër strukturat më të prekshme. Kërkimi, i kryer nga një ekip i Akademisë Kineze të Shkencave, u bazua në analiza të mostrave të indeve nga 76 dhurues organesh, të moshës 14 deri në 68 vjeç. Shkencëtarët analizuan shtatë sisteme të trupit dhe zhvilluan të ashtuquajturat “orë proteomike”, të cilat përdorin ndryshimet në proteinat e organizmit për të vlerësuar moshën biologjike të indeve. Sipas rezultateve, periudha...