Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Studimi: Paratë e blejnë lumturinë…tek ata që s’kanë para!
Foto Ilustruese TIRANË- A e blen paraja lumturinë? Edhe pse duket si një pyetje e drejtpërdrejtë, hulumtimet e mëparshme na kanë vënë përpara gjetjeve kontradiktore, duke na lënë me një pasiguri për përgjigje. Puna themelore e botuar në vitin 2010 nga Daniel Kahneman dhe Angus Deaton i Universitetit të Princeton-it kishte zbuluar se lumturia e përditshme rritej me rritjen e të ardhurave vjetore dhe se limiti ishte 75 mijë dollar në vit për të arritur një lumturi të caktuar. Hulumtimi i botuar në vitin 2021 nga Matthew Killingsworth i Universitetit të Pensilvanisë zbuloi se lumturia rritej në mënyrë të qëndrueshme nëse të ardhurat ishin më të larta se 75,000 dollarë në vit dhe pa një limit të caktuar. Për të kuptuar dallimet, Kahneman dhe Killingsworth u bashkuan në atë që njihet si...