Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Të rinjtë obezë rrezikojnë të vdesin më herët sipas një studimi të fundit, të realizuar nga ekspertë danezë. Hulumtimi i tyre tregon se çdo pikë shtesë në indeksin e masës trupore (BMI) lidhet me një rritje të rrezikut për infarkt, tension të lartë të gjakut, tromboza dhe diabet. Mbipesha lidhet gjithashtu me një rrezik më të lartë për zhvillimin e disa llojeve të kancerit. Meshkujt që janë obezë në të njëzetat, theksojnë ekspertët, kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin para moshës 55 vjeç, krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre me peshë normale. Studimi është kryer në një periudhë afatgjatë dhe ka ndjekur për rreth 33 vjet ecurinë e 6,500 burrave danezë. Në fillim të studimit, pjesëmarrësit ishin 22 vjeç. Rreth 1.5% e tyre, ose...
Burimi:
vizionplus.tv