Devolli Corporation zgjerohet në Mal të Zi, mega projekti hotelier me brendin botëror InterContinental (VIDEO)

Devolli Corporation zgjerohet në Mal të Zi, mega projekti hotelier me brendin botëror InterContinental (VIDEO)

Devolli Corporation ka zyrtarizuar sot partneritetin strategjik me IHG Hotels & Resorts, një prej grupeve më të mëdha dhe më prestigjioze hoteliere në botë, për zhvillimin e mega projektit InterContinental Resort Tivat, një resort luksoz ekskluziv me pesë yje në Gjirin e Kotorrit, në Mal të Zi. Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm në strategjinë e zgjerimit të Devolli Corporation në sektorin e patundshmërisë dhe turizmit ndërkombëtar, duke sjellë në një prej destinacioneve më atraktive të Mesdheut një investim që ndërthur hotelerinë luksoze, rezidencat private dhe standardet më të larta të mikpritjes ndërkombëtare. Në kuadër të marrëveshjes, projekti do të zhvillohet nën brendin prestigjioz InterContinental, pjesë e portofolit të IHG Hotels & Resorts, i cili do të menaxhojë hotelin përmes një kontrate 32-vjeçare, duke...