“Studimi i Eurostat tregon se Shqipëria është lavatriçja nr.1 në botë e parave të drogës”- Berisha: Zhvlerësimin e euros e paguan qytetari

“Studimi i Eurostat tregon se Shqipëria është lavatriçja nr.1 në botë e parave të drogës”- Berisha: Zhvlerësimin e euros e paguan qytetari

Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga selia blu foli me gazetarët duke komentuar studimin e fundit të Eurostat. Sipas tij, ky studim zbulon qartazi se Shqipëria është lavatriçe e parave të pista të drogës, përmes betonit. Berisha u ndal dhe te zhvlerësimi i euros 10 vitet e fundit, duke e cilësuar si një barrë shumë të rëndë për qytetarin shqiptar. Ai i bëri thirrje Komisionit Europian të ndale dhe të shikojë narko-shtetin shqiptar, pasi dëmton jo vetëm Shqipërinë, por edhe rajonin dhe më gjerë. Berisha: Eurostat gjen se leku është monedha më e fortë në botë. Në raport me euron. Gjen se euro në Shqipëri është zhvlerësuar më shumë se në çdo vend tjetër 33%. Gjen se zhvlerësimi i dytë më i madh i euros...