Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri
Studentët vijojnë protestën në Tiranë që ka nisur prej orës 14:00 para Ministrisë së Arsimit, ndërsa situata është tensionuar në zonën e “Rrugës së Durrësit” ku protestuesit kanë ndezur edhe zjarr. Studentët nuk janë tërhequr pavarësisht dhunës dhe vijojnë të brohorasin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Ndërkohë, ndërhyrja e Policisë së Shtetit për shpërndarjen e turmës ka agravuar më tej situatën, duke sjellë përplasje mes efektivëve dhe protestuesve. Gjatë tensioneve, disa studentë janë parë të gjakosur, ndërsa të tjerë janë tërhequr zvarrë nga efektivët dhe janë shoqëruar në polici. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, studentët vijojnë protestën dhe qëndresën e tyre në hyrje të Rrugës së Durrësit, pasi janë bllokua nga kordoni policor për të shkuar drejt Ministrisë...
Burimi:
gijotina.com