Studentët në revoltë, Policia përdor gaz lotsjellës dhe shoqëron disa të rinj. PD: Dorëheqja e Ramës, zgjidhja e vetme
Studentët nga të gjitha Universitetet e Tiranës, ndodhen këtë të mërkurë përballë Ministrisë së Arsimit, me skenarin si ditën e parë të protestës. Ata kanë bllokuar kalimin në ”Rrugën e Durrësit” duke protestuar, shkulur kangjellat dhe më pas i kanë vendosur si barriera në rrugë. Më parë studentët hodhën gurë brenda godinës së Ministrisë së Arsimit. Disa protestues dogjën edhe koshat e plehrave të vendosur në rrugë. Kjo solli edhe ndërhyrjen e Policisë së Shtetit me ujë dhe gaz lotsjellës, ku pati disa të rinj të shoqëruar. Autobotet e ujit u afruan për të shuar flakët. Policia e Shtetit u bën thirrje pjesëmarrësve në tubim të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga aktet e dhunës. “Të shmangin çdo akt dhune dhe të distancohen nga personat...
Burimi:
kohajone.com