STUDENTËT KUNDËR RAMËS, PËRBALLË MBËSHTETËSVE TË BERISHËS
Të dalësh kundër Edi Ramës nuk do të thotë të rreshtohesh pas Sali Berishës. Sot, para Ministrisë së Arsimit, ky dallim politik u kthye në përplasje mes protestuesve. Sipas mediave shqiptare, studentë dhe mbështetës të Partisë Demokratike u përfshinë në debate dhe konfrontime fizike, pasi pjesëmarrës nga tubimi i opozitës tentuan t’i bashkoheshin protestës studentore. “Largohuni!”, ishte thirrja e të rinjve. Një kordon studentësh dhe banderola “Rama n’burg, Berisha n’burg” shënuan kufirin që ata kërkonin të ruanin ndaj përfaqësimit partiak. Dita kishte nisur me dy tubime të veçanta. Partia Demokratike kishte thirrur protestë para Kryeministrisë, ndërsa studentët kishin njoftuar grumbullimin në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit. Berisha e kishte paraqitur mobilizimin si mbështetje për të rinjtë. Por kundërshtimi i tyre ndaj përfshirjes së PD-së...
Burimi:
ntv.al