“Studentët janë liderët tanë në shesh”- 735 pedagogë apel Ramës, protestuesve dhe ambasadave për zgjidhje politike

“Studentët janë liderët tanë në shesh”- 735 pedagogë apel Ramës, protestuesve dhe ambasadave për zgjidhje politike

735 pedagogë kanë firmosur deri më tani një deklaratë me 5 pika, të iniciuar nga Forumi për Dialog Politik, ku mes të tjerash kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie kujdestare dhe ndalimin e asaj që e cilësojnë si dhunë ndaj studentëve gjatë protestave. Mes 735 firmëtarëve spikasin emra të njohur të botës akademike dhe jetës publike, si akademiku Stefan Çapaliku, Fatos Tarifa, Zyhdi Teqja, Andri Koxhaj, Petraq Milo, Gjok Vuksani, Fatos Qerimaj, Gentian Stroni, Enkeleda Olldashi, Kozeta Bakiu, Suzana Guxholli, Areti Stringa, Voltana Ademi, Enida Bozhegu, Lutfi Dervishi, akademiku Ardian Ndreca dhe Arbër Rendi, anëtar i Senatit Akademik. Në deklaratë, pedagogët thonë se janë “të tronditur nga dhuna e pajustifikuar e ushtruar ndaj studentëve” dhe nga ajo që e konsiderojnë shkelje...