Studentët francez marrin në kontroll Francën, Macron përballë një vendimi të vështirë
Franca po përballet me një krizë të thellë politike dhe sociale pas një fundjave të shoqëruar me trazira, plaçkitje dhe shkatërrime të shumta. Pamjet e ndërtesave publike të djegura, bizneseve të dëmtuara dhe përplasjeve mes protestuesve dhe policisë kanë rritur shqetësimin në vend, ndërsa qeveria po përballet me kritika për mënyrën se si menaxhoi situatën. Kryeministri Sébastien Le Corneille thirri të hënën një mbledhje urgjente të kabinetit për të vlerësuar situatën dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm. Ndërkohë, presidenti Emmanuel Macron po përpiqet të kufizojë pasojat politike të krizës, e cila ka rikthyer në qendër të debatit çështjet e sigurisë publike, kostos së jetesës dhe cilësisë së shërbimeve publike. Presioni ndaj qeverisë është shtuar edhe pas lajmit se ministri i Brendshëm Laurent Nunez kishte...
Burimi:
ntv.al