Studentët e mundën, Vuçiç ‘ra’! Tragjedia e Novi Sadit, pika e kthesës që i dha fund mbretërimit 14-vjeçar

Studentët e mundën, Vuçiç ‘ra’! Tragjedia e Novi Sadit, pika e kthesës që i dha fund mbretërimit 14-vjeçar

Aleksandër Vuçiç SERBI- Mbretërimi 14-vjeçar i Aleksandër Vuçiç u rrëzua nga studentët. Për më shumë se një dekadë, Aleksandër Vuçiçi ishte figura qendrore e politikës serbe, por mbështetja e tij gjatë viteve të fundit ishte në rënie, ndërsa në zgjedhjet se dielës ai u mund nga "Levizja Studentore". Me një rezultat historik, Lista Studentore ka siguruar 52,54% të votave, ose 2.211.400 vota, kundrejt 39,29%, ose 1.653.868 vota, për listën “Aleksandar Vuçiç – Serbia e Bashkuar”. Komisioni zgjedhor i Serbisë vlerësoi se pjesëmarrja në votime ishte gati 70%, më e larta që nga shpërbërja e Jugosllavisë në vitin 1992. Që në përpunimin e rezultateve të para, vetë Vuçiç doli në një konferencë dhe pranoi humbjen.  Protestat për korrupsion çuan në rrëzimin e Vuçiçit Vuçiç po kërkonte të bëhej kryeministër...