Studentët e gjakosur brenda furgonit të policisë, deputeti Kapri- policëve: Do mbani përgjegjësi!
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka qenë pranë studentëve të dhunuar nga policia në protestën e sotme para Ministrisë së Arsimit. Kapri ka publikuar pamjet nga brenda furgonit të policisë ku ndodheshin studentët e gjakosur dhe të shoqëruar nga uniformat blu. Në videon e postuar në rrjetet sociale nga deputeti i Mundësia mund të dëgjohet teksa Kapri teksa kërkon shpjegim nga efektivët për dhunën e ushtruar ndaj të rinjve. Kapri shprehet se të gjithë efektivët që dhunuan studentët protestues sot do duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit. “Shikoni si i kanë katandisur studentët! I kanë rrahur dhe i kanë futur në furgona policie. Do të mbajnë përgjegjësi, nga i pari te i fundit, për këto pamje”, u shpreh ai.
Burimi:
gijotina.com