Studentët braktisin Fakultetet, mblidhen te Ministria e Arsimit. Bizneset ulin qepenat, Kryeministria merr masat

Studentët braktisin Fakultetet, mblidhen te Ministria e Arsimit. Bizneset ulin qepenat, Kryeministria merr masat

Një autobot me ujë është pozicionuar përpara godinës së Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një kohë kur vijojnë mobilizimet studentore dhe paralajmërimet për protesta. Studentët e Universitetit të Mjekësisë, të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, të Ekonomikut janë nisur këtë të mërkurë drejt Ministrisë së Arsimit, ku pritet t’u bashkohen edhe studentë nga universitete të tjera. Protesta është paralajmëruar të zhvillohet përpara ambienteve të Ministrisë së Arsimit, rreth orës 14:00. Situata vjen pas përplasjeve të dhunshme të një dite më parë, të cilat kanë nxitur reagime dhe thirrje për bojkot të procesit mësimor në disa universitete dhe fakultete. Edhe nxënësit e gjimnazit “Partizani” i janë bashkuar bojkotit. Ata kanë ndërprerë mësimin dhe kanë bllokuar rrugën përpara shkollës së tyre, në shenjë proteste. Tek...