Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Studentë nga Harvard vizitojnë Kryeministrinë, Rama: Të interesuar për transformimin e Shqipërisë
👁6056
Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri një grup studentësh nga Harvard Kennedy School, një ndër institucionet më prestigjioze në botë për studime në fushën e politikave publike dhe qeverisjes. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau një videokartolinë nga vizita, duke theksuar interesimin e studentëve për rrugëtimin e transformimit të Shqipërisë. “MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë mikpritjeje në Kryeministri, të studentëve nga Harvard Kennedy School – një ndër institucionet më prestigjioze në botë të studimeve për politikat publike dhe qeverisjen – të cilët ishin shumë të interesuar të mësonin mbi rrugën e transformimit të madh të Shqipërisë, ju uroj...