Strugë, promovohet libri “Populli i pandalur” i Agim Vincës

Strugë, promovohet libri “Populli i pandalur” i Agim Vincës

Të shtunën në Strugë, para një auditoriumi të zgjedhur, me miqë e dashamirë të librit, të ardhura nga Tirana, Prishtina, Shkupi e Tetova, u bë promovimi i librit “Populli i pandalur” të autorit Prof.dr. Agim Vinca. Ky libër vjen i ribotuar nga Shtëpia botuese AGORAPRINT e Shkupit, pas 33 viteve.“Ky libër ribotohet pa ndryshime. Janë ndrequr vetëm gabimet e shtypit dhe asgjë tjetër. Ribotimi i këtij libri mund të shërbejë si një rifreskim i kujtesës për rrugën nëpër të cilën kanë kaluar veçanërisht shqiptarët në Maqedoni, për çka kemi shumë nevojë si shoqëri”, nënvizoi prof. Agim Vinca i cili me...