Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Strehimi social, 1.44 mln euro për subvencionimin e interesave të kredive dhe qiratë në janar-prill
Programet e strehimit social ku përfshihen disa ndarje, nga subvencionimi i interesave të kredive për banesa deri tek qiraja në tregun e lirë për familjet përfituese kanë marrë nga buxheti i shtetit 144 milionë lekë apo 1.44 milionë euro për periudhën janar-prill.Të dhënat e raportuara nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) tregojnë se janë disa mijëra familje që mbeten pjesë e këtyre programeve dhe që kanë ardhur në rritje kumulative nga viti në vit.“Objektivi i programit është të sigurojë, deri në vitin 2030, strehim të përshtatshëm e të përballueshëm për rreth 35,000 individëve/familjeve që kanë aplikuar për strehim...