Stratiotët ishin njësi e lehtë e kavalerisë mercenare Arbërore..

Stratiotët ishin njësi e lehtë e kavalerisë mercenare Arbërore..

Stratiotët Stratiotët ishin njësi e lehtë e kavalerisë mercenare Arbërore të rekrutuara kryesisht nga shtetet e Evropës perëndimore dhe asaj qendore gjatë shekujve 15 deri në mesin e shekullit 18. Stratiotët e hershëm (shekulli 15-të) ishin elita ushtarake e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, ku ai i mbante ato gjithmonë pas vetes nëpër beteja brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në vitin 1475, Republika e Venedikut ishte shteti i parë që rekrutoi këtë njësi të lehtë kavalerie që e përdori në fushata kundër Perandorisë Osmane, që më pas u pasua edhe nga shtete tjera të Evropës, si ç’ishin Napoli, Franca, Spanja, Anglia, e deri tek Perandoria e Shenjtë Romake gjatë mesit të shekullit 18. Stratiot të famshëm Arbëror përfshijnë: Mërkur Bua (1478-1542), Teodor Bua, Dhimitër Reres, Dhimitër Këpucmadhi (1480-1557)...