Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Strategjia kundër dezinformimit, Braçe i përgjigjet Zhupës: Nuk është paçavurë, opozita refuzoi të përfshihet
Deputeti socialist Erion Braçe replikoi me kolegen opozitare Ina Zhupa, e cila e quajti një paçavurë projektligjin dhe Strategjinë Kombëtare kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit. Ai u shpreh se ky dokument nuk është bazuar në llafe por në gjetje, mendime ekspertësh vendas e të huaj, akademikës dhe personalitetesh të huaja. Braçe kujtoi se opozita nuk donte të bëhej pjesë dhe të ushtronte mandatin e saj, ndërsa kujtoi se Shqipëria ka edhe një titull aktualisht në fuqi, “armikun e shtypit”. Ngjarjet e ndodhura me ndërhyrjet e huaja në Shqipëri, financimet, sulmet hibride dhe dezinformimi, deputeti i cilësoi si një damkosje...