Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Strategjia Kombëtare kundër Dezinformimit, Zhupa: Keni qëllim kontrollin dhe ‘prerjen e kokave’ të kundërshtarëve
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, kritikoi punën e Komisionit të Posaçëm për Dezinfomimin, duke e cilësuar një klishe të programeve qeverisëse, ku u përjashtua edhe Komisioni i Medias që drejtohet nga opozita. Ligjvënësja opozitare tha se qëllimi i Komisionit dhe Strategjisë që pritet të kalojë si projektligj në parlament, është kontrolli i medias. “Mund të na e kishit kursyer minutazhin e falenderimeve zoti Braçe, është ditë tjetër ajo e falenderimeve. Ky komision nisi dhe bitisi në një mënyrë të njëanshme dhe material strategji që e kam lexuar me vëmendje për çfarë do prodhonte, ishin klishe dhe i ngjanin programit të qeverisë,...