Strategjia e administratës Trump për dosjen Epstein, zyrtarët e presidentit amerikan vendosin publikimin e materialeve

Strategjia e administratës Trump për dosjen Epstein, zyrtarët e presidentit amerikan vendosin publikimin e materialeve

Zyrtarët më të lartë të administratës së presidentit Donald Trump do të mblidhen mbrëmjen e së mërkurës në rezidencën zyrtare të zëvendëspresidentit JD Vance, për të diskutuar strategjinë e mëtejshme të administratës mbi dosjen Epstein. Konkretisht do diskutohet nëse do të bëhet publike një audio-regjistrim dhe transkripti i një interviste mes zëvendësprokurorit të përgjithshëm Todd Blanche dhe Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e Jeffrey Epstein. Takimi, i konfirmuar nga tre burime të afërta me zhvillimet thotë CNN, do të përqendrohet tek mënyra se si administrata Trump duhet të menaxhojë presionin në rritje për transparencë dhe publikimin e informacioneve që lidhen me rrjetin e abuzimeve seksuale të drejtuar nga Epstein. Në këtë darkë do të marrin pjesë zëvendëspresidenti JD Vance, shefja e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë Susie...