Burimi:
Sot.com.al

Strategji zbutja e toneve ndaj drejtësisë? Berisha: LaCivita, kundërshtar i palëkundur i politizimit të drejtësisë
👁5079
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u pyet sot gjatë një konference për shtyp, lidhur me zbutjen e toneve në raport me institucionet e drejtësisë. Konkretisht Berisha u pyet nëse kjo është një këshillë e dhënë nga këshilltari i fushatës Chris Lacivita. Ai u përgjigj se strategu i fushatës së Trump është kundërshtari më i palëkundur i politizimit të këtyre institucioneve. “LaCivita është një kundërshtar i vendosur dhe i palëkundur i politizimit të drejtësisë. E ka të qartë se nëse ka 2 vende në botë ku drejtësia u politizua janë SHBA dhe Shqipëria”, tha Berisha.