Strakosha mbetet sërish jashtë prej dëmtimit, Maran fton për herë të parë Ismailajn
Trajneri i kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka shpallur listën me 27 futbollistë për dy ndeshjet e radhës në “UEFA Nations League”. Thomas Strakosha nuk ka arritur të rikuperohet në kohë dhe do të mungojë sërish, ashtu si në dy sfidat e mëparshme. Në vend të tij, Maran ka ftuar përsëri Etrit Berishën. Në listë ka edhe disa ndryshime të tjera. Pas rikuperimit nga dëmtimi rikthehet Arlind Ajeti, ndërsa Qazim Laçi është sërish i gatshëm për kuqezinjtë, pasi mungoi në dy ndeshjet e fundit për shkak të problemeve fizike. Një risi është thirrja e parë për Ysni Ismailajn, futbollistin e Dinamos. Në listë rikthehet gjithashtu Klevi Qefalija, edhe ai pjesë e skuadrës dinamovite të drejtuar nga Ilir Daja. Pjesa tjetër e grupit mbetet e pandryshuar, me Maran...
Burimi:
telesport.al