Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Stërvitjet ushtarake që u mbajtën afër Bujanocit “konfirmojnë bashkëpunimin ushtarak SHBA-Serbi”
Stërvitjet ndërkombëtare ushtarake “Ujku Platin 25”, që u mbajtën në jug të Serbisë “konfirmojnë bashkëpunimin ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”, tha më 27 qershor Ambasada amerikane në Beograd. “Këto ushtrime janë gurthemel i bashkëpunimit tonë dypalësh dhe prioritet i rëndësishëm për ushtrinë serbe, ashtu edhe për atë amerikane”, tha Paul Jukiq, ushtrues detyre i zëvendësshefit të misionit të Ambasadës amerikane. Stërvitjet taktike u zhvilluan në bazë ushtarake “Jug” afër Bujanocit në jug të Serbisë, nga 12 deri më 27 qershor, nën organizimin e Ushtrisë së Serbisë me mbështetjen e Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura të SHBA-së. Stërvitje...