Stërvitja rreth Kaliningradit, Rusia proteston ndaj NATO-s: Jemi gati ta mbrojmë me të gjithë arsenalin tonë në dispozicion

Stërvitja rreth Kaliningradit, Rusia proteston ndaj NATO-s: Jemi gati ta mbrojmë me të gjithë arsenalin tonë në dispozicion

Rusia ka protestuar zyrtarisht pranë NATO-s për atë që e konsideron si një linjë “aventuriere dhe të papërgjegjshme” të Aleancës, duke paralajmëruar për rritjen e rrezikut të një përplasjeje të drejtpërdrejtë ushtarake. Përmes ambasadës së saj në Belgjikë, Moska i ka dërguar një letër NATO-s lidhur me ushtrimet që, sipas palës ruse, synojnë simulimin e “izolimit” të enklavës së Kaliningradit. Rusia paralajmëron se zhvillime të tilla “rrisin ndjeshëm rreziqet e një konfrontimi të drejtpërdrejtë të armatosur”. Në deklaratën e ambasadës thuhet gjithashtu se Moska është e gatshme të përdorë “të gjithë arsenalin e armëve që ka në dispozicion” për të mbrojtur territorin e saj. “Rusia është gati të përdorë të gjithë arsenalin e armëve që ka në dispozicion për të mbrojtur territorin e saj”, thuhet...