“Steamboat Willie”, filmi që shënoi debutimin e Mickey Mouse dhe ndryshoi historinë e animacionit
Më 18 nëntor 1928, kinematografia e animuar shënoi një nga momentet e saj më të rëndësishme me premierën e Steamboat Willie, filmit të shkurtër që prezantoi për herë të parë para publikut Mickey Mouse dhe Minnie Mouse. I realizuar nga Walt Disney dhe Ub Iwerks, filmi bardhezi u shfaq në teatrin Colony në Nju-Jork, duke sjellë një risi që do të ndikonte në zhvillimin e mëtejshëm të animacionit: sinkronizimin e plotë të figurës me tingullin. Në një periudhë kur filmi pa zë po i hapte rrugë kinemasë zanore, Steamboat Willie dëshmoi mundësitë e reja shprehëse të animacionit. Muzika, efektet zanore dhe lëvizjet e personazheve ndërtojnë një tërësi të vetme, ku tingulli nuk shërben vetëm si shoqërim, por bëhet pjesë e vetë rrëfimit vizual. Kjo qasje...
Burimi:
kultplus.com