Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë pranë Parkut të Liqenit, drejt jetësimit
Qendra e re Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, pranë Parkut të Liqenit në Tiranë, është drejt jetësimit, me një model të ri menaxhimi që po hartohet në bashkëpunim me UNICEF-in. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se në një takim me përfaqësues të UNICEF-it në Shqipëri, mes tyre Murat Sahin dhe ekipin këshillues, u prezantua puna për Planin e Menaxhimit të qendrës. Sipas Gonxhes, kompleksi i ri do të ofrojë hapësira moderne për edukimin artistik, krijimtarinë dhe zhvillimin e talenteve të reja. Në fokus të bashkëpunimit është programacioni artistik dhe edukativ, përmes programeve në teatër, muzikë, balet, arte pamore dhe disiplina të tjera krijuese. Ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e krijimit të një rrjeti bashkëpunimi me qendrat kulturore në të gjithë...
Burimi:
kultplus.com