No Image Available

“Die Fledermaus” në TKOB, dy mbrëmje me muzikë dhe elegancë vjeneze

18 November, 2026 - 16:59 “Die Fledermaus” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit. Opereta e famshme e kompozitorit austriak Johann Strauss II, e njohur edhe si “Lakuriqi i natës”, u mirëprit nga publiku kryeqytetas gjatë muajit shtator, por suksesi i duartrokitjeve të gjata e rikthen përsëri këtë vepër e cila për herë të parë pa dritat e skenës në vitin 1874, në Vjenë. Ngjarja zhvillohet në Vjenë dhe sillet rreth një historie plot humor, mashtrime dhe identitete të fshehura. Personazhi kryesor, Gabriel von Eisenstein, duhet të vuajë një dënim me burg, por përpara se të paraqitet, vendos të marrë pjesë në një festë luksoze të organizuar nga Princi Orlofsky. Aty, përmes maskimeve, takimeve të papritura dhe keqkuptimeve, personazhet përfshihen në situata...