Gonxhja prezanton projektbuxhetin e MTKS-së për vitin 2027, rritje të investimeve në kulturë dhe trashëgimi
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit në Shqipëri, Blendi Gonxhja, ka prezantuar të dhënat kryesore të projektbuxhetit të ministrisë për vitin 2027, duke bërë të ditur se buxheti i përgjithshëm do të jetë 7.65 miliardë lekë, me një rritje prej 3.5 për qind krahasuar me vitin 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga Gonxhja, një ndër sektorët me rritjen më të madhe të financimit është kultura, për të cilën janë paraparë 5.45 miliardë lekë në vitin 2027, nga 1.42 miliardë lekë sa ishte në vitin 2013. Në fushën e trashëgimisë kulturore dhe muzeve, projektbuxheti parasheh 2.08 miliardë lekë, me një rritje prej 80 për qind krahasuar me vitin paraprak. Në mesin e ndërhyrjeve të planifikuara janë investimet në dhjetë objekte prioritare të Rrjetit Kombëtar të...
Burimi:
kultplus.com