7 dronë shkelën hapësirën ajrore të Moldavisë

7 dronë shkelën hapësirën ajrore të Moldavisë

Shqetësime të forta në lidhje me sigurinë e vendit dhe ndikimin e luftës në Ukrainë janë rikthyer në qendër të vëmendjes në Moldavi , pas një shkeljeje të re të hapësirës ajrore nga dronë rusë të martën. Kishinau thirri ambasadorin rus për shpjegime, duke denoncuar se Moska po rrezikon jetën e qytetarëve. Ministria e Jashtme moldave thirri ambasadorin e Rusisë në Kishinau, Oleg Ozerov, këtë mëngjes. Shtatë dronë hynë në hapësirën ajrore të Moldavisë të martën pasdite, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së vendit, përfshirë një mbi kryeqytetin, Kishinau. Të paktën pesë prej tyre u rrëzuan në territorin moldav. “Ky është imazhi i ‘paqes’ që promovon Kremlini, dronë agresivë që fluturojnë mbi kryeqytetin e një shteti të lirë dhe sovran”, tha Ministria e Jashtme në një...