“A Christmas Story”, filmi që u shndërrua në një klasik të kinemasë festive
Më 18 nëntor 1983, në ekranet amerikane u shfaq për herë të parë A Christmas Story, filmi komik familjar që, përmes kujtimeve të fëmijërisë, atmosferës së festave dhe dëshirave të një djali në prag të Krishtlindjes, do të fitonte gradualisht statusin e një prej klasikëve më të dashur të kinemasë festive. Me regji të Bob Clark, filmi zhvillohet në vitet 1940 dhe ndjek historinë e Ralphie Parkerit, një nëntëvjeçari që ka vetëm një dëshirë për Krishtlindje: të marrë një pushkë lodër Red Ryder BB. Për të, kjo nuk është thjesht një dhuratë, por dëshira që i përmbledh të gjitha pritjet dhe emocionet e fëmijërisë. Megjithatë, përpjekjet për të bindur prindërit, mësuesen dhe madje edhe Santa Claus-in për t’ia plotësuar dëshirën shndërrohen në një varg situatash...
Burimi:
kultplus.com