Marcel Proust, shkrimtari francez që krijoi një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë botërore

Marcel Proust, shkrimtari francez që krijoi një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë botërore

18 November, 2026 - 18:05 Marcel Proust ishte shkrimtar francez, i lindur më 10 korrik 1871 në Paris, ku edhe ndërroi jetë më 18 nëntor 1922. Ai njihet veçanërisht për veprën e tij madhore “Në kërkim të kohës së humbur”, një cikël romanesh që u botua gjatë viteve 1913–1927. Proust studioi drejtësi dhe letërsi, me specializim në filozofi. Pas humbjes së prindërve, në vitin 1906 vendosi të izolohej nga zhurmat e jashtme, duke përshtatur apartamentin e tij për të krijuar një ambient të qetë ku mund të përqendrohej në shkrim. Në vitin 1909 përfundoi romanin e parë të ciklit “Në kërkim të kohës së humbur”, por dorëshkrimi u refuzua nga disa botues. Në vitin 1913, ai e botoi veprën me shpenzimet e veta. Cikli përfshin...