Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
👁9696
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Starmer shprehu mbështetjen për vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. “Urime Edi Rama për fitoren tuaj historike në zgjedhje. Me padurim pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë për të sjellë rezultate për qytetarët në të dy vendet tona,” shkroi ai.