SRI identifikon rrjetin e sabotimit të lidhur me Rusinë, dyshohet për përfshirje në zjarrin në Carfil
Shërbimi i Inteligjencës Rumune (SRI) njofton se ka identifikuar një rrjet të koordinuar sabotimi të lidhur me Federatën Ruse, që dyshohet se është përfshirë në zjarrin e 14 shtatorit 2026 në platformën industriale Carfil, në Brașov, pranë kompanisë CARFIL SA, pjesë e grupit shtetëror të industrisë së mbrojtjes ROMARM. Sipas SRI-së, hetimet kanë zbuluar përfshirjen e disa shtetasve nga ish-shtetet sovjetike, që jetojnë në vende të Bashkimit Evropian. Procedurat gjyqësore ndaj tyre po zhvillohen në Rumani dhe në bashkëpunim me autoritetet e disa vendeve evropiane. Inteligjenca rumune bën me dije se rrjeti kishte marrë detyra edhe për objektiva të tjera në rajon, përfshirë uzina të prodhimit të armëve dhe struktura me rëndësi ushtarake e industriale. Sipas njoftimit, rekrutimi i personave për sabotim kryhej kryesisht përmes...
Burimi:
syri.net