Ulliams numëri 1 i merkatos, e do Çelsi, pëlqen Barçën
👁2498
Saga e transferimeve më të kërkuara të momentit duket se lidhet me yjet e Europianit 2024 që janë duke dalluar më së shumti në Gjermani.
Mbi të gjithë ajo se kush do të marrë në dorë yllin e Spanjës, Niko Uilliams (21 vjeç).
Anësori i Bilbaos thuhet se ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij me vlerë 60 milionë euro dhe Çelsi është lidhur me mundësinë e përvetësimit që nga fillimi i vitit.
Megjithatë, ka zëra që qarkullojnë se destinacioni i preferuar i lojtarit është Barcelona. Një gjë është e sigurt, Uilliams është një nga të kërkuarit më të mëdhenj në Europë për momentin./Foto:X/Sportiim.al/
Vazhdo leximin
Burimi