Prandeli ngre alarmin: Italia mund të mos shkojë në Botëror
Ish trajneri i Axurrëve: “A jemi të sigurt që do të shkojmë në Botëror në vitet e ardhshme?”
“Ekziston një rrezik. Kur u eliminuam në vitin 2014, në konferencën për shtyp thashë: ‘A jemi të sigurt që do të shkojmë atje (Botëror) në vitet e ardhshme?
Në atë kohë kishim të dhëna që tregonin një tendencë shumë negative në perspektivë: kompetencë të madhe dhe burime të mëdha deri në moshën 19-20 vjeç, jemi konkurrues në nivel botëror, por më pas kemi krijuar një hendek të pabesueshëm, prej vitesh”.
Këto janë fjalët e ish-trajnerit Çezare Prandeli, i ftuar i ‘Radio anch’io Sport’ në Rai Radiouno, për krizën e futbollit italian dhe dështimin e kombëtares në Kampionatin Evropian Gjermani 2024.
“Ndoshta Federata duhet të bëjë diçka më shumë, duhet të përpiqet që fëmijët të rriten në shtëpi. Disa gazetarë më morën në telefon pas disa vitesh dhe më thanë: ‘Ne u tallëm me ty në atë kohë, por duhet të kërkojmë falje’. Por nuk jam si fallxhor”, deklaroi ai.
Më pas shtoi: “Kriza jonë nis që në moshë shumë të vogël, ne vazhdojmë të jemi në krizë dhe kjo është koha për të vepruar, për të vënë në vend propozimet, të krijohet një grup njerëzish që duan t’i japin diçka futbollit. Nuk ju duhen kontrata, ju duhet vullneti për të bërë diçka”.
Vazhdo leximin
Burimi