Ofroi asistin te goli i Skellit, Belingam: Të jemi më klinikë

Ofroi asistin te goli i Skellit, Belingam: Të jemi më klinikë

Mesfushori i Real Madrid u vlerësua me notën 8.6 me Anglinë ndaj Shqipërisë (2-0) duke mbyllur një mbëmje prej kampioni.

Festimet e Anglisë nuk ndalin me debutimin e mirë të Tomas Tuhel në daljen e tij të parë zyrtare si trajner i “Tre Luanëve” Me Shqipërinë anglezët arritën një fitore 2-0 falë Ljuis-Skellit dhe Herri Kejn. Ndërkohë Xhud Belingam vodhi një pjesë të vëmendjes me një asistim vizionar për lojtarin 18-vjeçar të Arsenalit.

Duke folur për ITV, mesfushori i Real Madrid tha: “Shkoi mjaft mirë, ne kishim një ide të qartë se çfarë donim të bënim dhe si të luanim. Është e vështirë kundër një ekipi që mbrohet kaq shumë. Në përgjithësi, ne e ndoqëm mirë planin, patëm një javë vërtet të mirë stërvitore. Një fitore e mirë për të filluar epokën e re.”

Për Ljuis-Skelli: “Kur hyn në ekip, ka shumë djem këtu që janë për të ndihmuar. Ne donim të bënim gjithçka për ta ndihmuar atë, të kënaqej dhe mendoj se ai e bëri këtë.”

Për atë që duhet përmirësuar: “Të mbajmë ritmin, të mbajmë tempin e lojës. Ndoshta të jemi pak më klinikë. Sa më shumë të jemi bashkë si grup, aq më shumë do të mësojmë.”

Vazhdo leximin
Burimi