
Maqedonia e Veriut fiton me katër shqiptarë në fushë, Musliu goli i sigurisë…
Fitorja e pastër e Maqedonisë së Veriut kundër Lihtenshtejnit, në ndeshjen e vlefshme për ditën e parë të kualifikimeve për Botërorin 2026.
Takimi luajtur në orën 15:00 në Vaduz përfundoi me rezultatin e pastër 0-3 me golat e Trajkovskit (7′), Musliut (42′) dhe në fund të takimit me Miovskin (84′), që e mbyllin çështjen.
Katër futbollistë shqiptarë ishin në formacionin startues; Alimi, Alioski, Bardhi dhe autori i golit të dytë Musliu. Ndërkaq Agon Elezi i Goricës, ish futbollist i Skënderbeut, qëndroi në stol. Lirim Qamili i Sënderjyske i listuar nga tekniku Milevski, nuk ishte i përfshirë.
Ndërkohë po për grupin J, sonte në 20:45 Uellsi kundër Kazakistanit, ndërsa Belgjika nuk do të hyjë në skenë deri në qershor pasi aktualisht është e përfshirë në UEFA Nations League./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
Burimi