Foreman/ Ndërron jetë legjenda e boksit

Foreman/ Ndërron jetë legjenda e boksit

Shuhet legjenda e peshave të rënda në boks, Xhorxh Foreman. Ish kampioni i sportit me doreza ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare, raporton BBC.

I njohur si “George i madh” në ring, amerikani ndërtoi një nga karrierat më të shquara dhe më të qëndrueshme në boks.

Ai fitoi medaljen e artë olimpike në vitin 1968 dhe e mori titullin e botës në peshën e rëndë dy herë me 21 vjet diferencë. Herën e dytë, u bë kampioni më i vjetër në histori të boksit në moshën 45-vjeçare.

Titullin e parë, Foremani e humbi ndaj Muhamed Ali në luftën e famshme në vitin 1974.

Megjithatë në karrierën e tij brilante, Foreman arriti 76 fitore, përfshirë 68 me nokaut, pothuajse dyfishi i asaj të Aliut. U tërhoq nga sporti në vitin 1997.

Ndërkaq, Foreman lindi më 10 janar 1949 në Marshall, Teksas, dhe u rrit me gjashtë vëllezër e motra nga një nënë beqare në një pjesë të ndarë të Amerikës. Pas një rruge të vështirë që përfshinte krime të vogla, ai gjeti shpëtimin dhe lavdinë në ringun e boksit.

Në moshën 19 vjeçare, ai fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Mexico City-t, përpara se të bëhej profesionist dhe të arriti një rekord të pabesueshëm prej 37 fitoreve radhazi. Gjatë karrierës së tij, Foreman humbi vetëm pesë duele.

Vazhdo leximin
Burimi