Zyrtare! Conor McGregor rikthehet në kafaz, sfidë me ish-kampionin e botës në UFC-329

Zyrtare! Conor McGregor rikthehet në kafaz, sfidë me ish-kampionin e botës në UFC-329

Më në fund është zyrtare. Conor McGregor do të rikthehet në kafaz pas një ndërprerjeje pesëvjeçare. Ai do të përballet me ish-kampionin e botës të UFC-së dhe ish-kampionin e BMF-së, Max Holloway. Dy ikonat e arteve marciale mikse do të duelojnë në eventin UFC-329, më 11 korrik, në “T-Mobile Arena” në Las Vegas, Nevada. Lajmin e zyrtarizoi sot vetë presidenti i UFC-së, Dana White. Kështu, pas shumë thashethemeve të muajve të fundit, Dana White, konfirmoi zyrtarisht datën e rikthimit të irlandezit, gjatë eventit UFC Vegas 117 zhvilluar dje. Një rikthim që të gjithë e prisnin, me McGregor që pritet të dhurojë sërish spektakël në kafaz McGregor (22 fitore e 6 humbje) ka qenë kampion i dyfishtë bote në artet marciale mikse (pesha e lightweight-71kg dhe...