Zvicëra eleminon me penallti Kolumbinë, Xhaka ‘helveti’ që shkon në çerekfinale të Kupës së Botës 2026

Zvicëra eleminon me penallti Kolumbinë, Xhaka ‘helveti’ që shkon në çerekfinale të Kupës së Botës 2026

Kupa e Botës 2026/ Zvicër- Kolumbi 0-0,0-0 (4-3 penallti) Zvicra me Granit Xhakën lider në fushë triumfon me Kolumbinë dhe prek çerekfinalen e Kupës së Botës në SHBA, Kanada, Meksikë pas 72 vitesh. Një ndër sfidat më dinamike dhe spektakolare në 120′ por që mungoi vetëm goli. Pjesa e penalltive dramë me vete. Helvetet e Murat Jakin fitojnë 4-3 dhe përballen në raundin tjetër me Argjentinën. Te ruleta ‘ruse’ Sanchez (traversë) dhe Hernandez (pritje e Kobel) dënojnë kolumbianët, ndërsa goditja e parë e Xhakës dhe e fundit nga Vargas dërgojnë Zvicrën në çerekfinale. Ndërkaq turi çerekfinal tani është i plotë: Francë-Marok, Spanjë-Belgjikë, Norvegji-Angli dhe Zvicër-Argjentinë./Sportiim.al/ Post navigation