Kombëtarja U15, trajneri Bledar Borova publikon listën për dy miqësoret ndaj Malit të Zi
Trajneri i Kombëtares shqiptare U-15, Bledar Borova, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi, të programuara për t’u zhvilluar më 1 dhe 3 shtator. Në listën e teknikut kuqezi janë përfshirë 21 futbollistë. Kuqezinjtë e rinj do ta zhvillojnë takimin e parë më 1 shtator në Mal të Zi, në orën 17:00, ndërsa sfida e dytë do të luhet më 3 shtator në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në orën 11:00. Këto dy përballje do t’i shërbejnë stafit teknik për të parë nga afër gjendjen dhe potencialin e futbollistëve, duke vijuar punën për formimin dhe zhvillimin e grupit të Kombëtares U-15. Më poshtë lista e plotë me 21 lojtarët e grumbulluar: Portierë: Genis Mlloja, Cen Amulli, Jamarb...
Burimi:
sportiim.al