Fiton garën Sprint në Aragon, Markez hap çështjen titull në MotoGP
Në Spanjë (Aragon), familja Markez fiton një dopietë në Garën e Sprintit. Mark triumfon përpara Aleks pasi dominon nga fillimi në fund. Nëntë herë kampioni i botës i Ducati, duke e nisur nga vendi i dytë, arrin menjëherë të kalojë Bexekin dhe vëllain e tij Aleks. Më tej në garën Sprint me 12 xhiro të dy spanjollët bëhen të paarritshëm për pilotin italian të Aprilia-s, i cili për një moment dukej se ishte në gjendje të arrinte Aleks Markez. Ndërkaq Pedro Akosta përfundon pak jashtë podiumit, ndërsa Horge Martin përfundon i pesti dhe Fermin Aldeguer i gjashti, duke fituar dy pozicione në dy xhirot e fundit. Banjaia përfundon vetëm i 11-ti. Me këtë fitore në Garën e Sprintit, Mark Markez tejkalon Ai Ogira në renditje,...
Burimi:
sportiim.al